Javën e kaluar në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri

Policia e rajonit të Prishtinës javën e kaluar ka realizuar 109 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 për vepra penale.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 109 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime” thuhet në njoftim.
Po ashtu janë sekuestruar 16 armë zjarri.
“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”
Ndërsa janë shqiptuar 4520 gjoba./Indeksonline/