Javën e kaluar u tërhoq nga garat, i bie pishman skuadra kosovare
Skuadra e njohur në futsallin e Kosovës, Besa nga Peja javën e kaluar njoftoi tërheqjen nga garat. Madje, skuadra pejane nuk kishte luajtur fare në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Prishtinës.
Por, Besa ka bërë prapakthehu duke vendosur që t’i rikthehet garave. Me një njoftim në Facebook, skuadra e Adnan Hysenit ka njoftuar se do të luaj ndeshjen e kësaj jave.
“Të nderuar qytetarë të Pejës dhe adhurues të klubit Besa kudo që jeni, ashtu siq edhe jeni njoftu për gjendjen tepër të rënd të klubit FC Besa kjo për herë të parë në historinë 11 vjeqare si dhe momentit më të keq të klubit dhe kryetarit Adnan Hyseni siq e din edhe opionioni i gjere ku për shkak të bojkotit të disa lojtarëve ne e patëm të pamundur zhvillimin e ndeshjës me FC Prishtina javen e kaluar e të cilën e humbëm me rezultat zyrtarë kurse sot e premte njoftojmë opionionin se udhëtojmë në Drenicë për ta zhvillu ndeshjën dhe mos kriju mundesi që FFK të përjashtojë nga gara klubin tonë ku disa lojtar kan vendos me u rikthy e me kontribu deri në përfundim të kampionatit.
Pra klubi Besa i cili ishte kontribues i madh në futsallin e Kosovës po e vazhdon garen për ta përmbyll kampionatin 2018/2019 duke besu e shpresu se kjo që i ka ndodh klubit tonë të mos i ndodh asnjë klubi në Kosovë.
Lojtarët që do paraqiten sot kundër Drenicës janë:
Shkodran Loshaj, Artidon Kelmendi, Endrit Gjurka, Genc Vokshi, Atdhe Dauti, Melos Kelmendi, Lum Pishtani, Erik Mehmeti dhe Labinot Dakaj” thuhet në njoftimin e Besës./Indeksonline/