75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Javën e tretë të janarit seanca për buxhetin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka njoftuar se seanca për buxhetin e vitit 2019 do të mbahet në javën e tretë të janarit, pasi që deri në atë kohë deputetët janë në pushim.

Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza të informojë se si qëndron situata nëse nuk votohet buxheti deri në fund të janarit, raporton Indeksonline.

 Hamza tha se teknikisht janë të përgatitur që ku parlamenti vlerëson të paraqes buxhetin në votim.

Pra sipas tij nëse buxheti votohet në fund të janarit do të ishte mirë./Indeksonline/