Javën tjetër promovohet libri për dhunën në arsim në Vushtrri gjatë viteve ’90-të

Më 10 shtator 2025, duke filluar nga ora 12:00, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të mbahet ceremonia e promovimit të librit të ri me dy tituj:
“Dhuna në arsim në Komunën e Vushtrrisë në dhjetëvjetorin e shekullit të kaluar”, dhe
“Historiku i Këshillit komunal për financim në Vushtrri gjatë viteve 1990-1999”.
Libri vjen si një bashkëpunim mes autorëve Jakup Krasniqi dhe Beqir Xhema, të dytë kontribues të mëdhenj të arsimit në Vushtrri.
Xhema dhe Krasniqi, përmes këtij botimi, hedhin dritë mbi dy tema të rëndësishme të historisë së arsimit dhe organizimit institucional në Vushtrri gjatë periudhës së okupimit serb.
Në libër janë të përfshira fakte, dokumente, rrëfime dhe histori të dekadës së fundit të shekullit të kaluar.
Ky promovim pritet të mbledhë përfaqësues të institucioneve, historianë, pedagogë, studiues dhe qytetarë të interesuar për të kaluarën më të afërt të qytetit të Vushtrrisë dhe për sfidat që janë përballuar gjatë asaj kohe.