Javier Zanetti ka diçka për të thënë për Paolo Maldinin pasi u emërua zëvendës-president i Milanit
Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti e ka mirëpritur ardhjen e Paolo Maldinit në Milan – ”Unë do të jem i lumtur që do të jemi kundër në derbin e ardhshëm”.
Legjenda e Milanit u rikthye në klub si drejtor, nëntë vite pasi ai u pensionua nga futbolli aktiv, pasi bëri 902 paraqitje për klubin.
Zanetti është legjenda e qytetit që pasi bëri 858 paraqitje për Interin, tani është i kënaqur me rikthimin e rivalit të vjetë në Serie A.
”Jam me të vërtetë i lumtur për Paolon, sepse pasi ishte futbollist i madh profesionist, ai është edhe një person i mrekullueshëm”, tha Zanetti për GdS.
”Diksuh si ai do të jetë pozitiv për botën e futbollit në përgjithësi, dhe sidomos për Serie A. Kam respekt të madh për të”.
”Jemi përballur disa herë si kundërshtar dhe tani jemi sërish në klubet e njejta. Megjithatë, mbetet admirimi i njejtë, respekti dhe konsiderata”.
”Do të jem i lumtur që do ta kem kundër në derbin e ardhshëm, ashtu siç ne bëmë në fushën e lojës disa herë. I dëshiroj atij fat të mirë në aventurën e tij të re”./IndeksOnline/