75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jennifer Lopezi pozon pa rroba në projektin e ri

Nuk është e pazakontë që ajo të tregojë më shumë lëkurë sesa duhet.

Jennifer  Lopezi ka publikuar një fotografi të re për singlin më të ri “Baila Conmigo”, në të cilën duket tejet seksi.

Ajo pozoi pa rroba me disa shirita të mbështjellë rreth trupit të saj.  Theksi është vendosur në pamjen e saj seksi dhe lëkurën me shkëlqim vaji.

Teksti i këngës është po aq tërheqës sa paraqitja e këngëtares së njohur latine e cila përkundër moshës mbete një nga femrat më të bukura në planet.

50- vjeçarja e cila së fundi u fejua me ish legjendën e bejsbollit, Alex Rodriguez është nënë e dy fëmijëve.