22:00 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jay-Z e pranon: E kam tradhëtuar Beyoncen, terapia na ndihmojë të mos divorcohemi (Foto)

Për shumë kë Jay-Z dhe Beyonce reflektojnë si çifti më ideal në botë!

Ylli i Hip Hop-it ka, për herë të parë ka zbuluar se ka tradhtuar gruan e tij, Beyoncen porse ka qenë ‘terapia’ ajo që ka ndikuar që lidhja e tyre të vazhdojë së funksionuari.

Martesa e tyre 8-vjeçare jo rrallë herë është shoqëruar me probleme të ndryshme, porse falë terapisë ata i kanë shpëtuar çështjes së divorcit.

Jay-Z ka treguar në bashkëbisedimin e tij me Dean Baquet, për pabesitë dhe plagët që ishin krijuar në lidhje me bashkëshorten e tij, 36- vjeçare.

Sipas tij, kënga “Lemonade” e Beyoncet flet për shumë probleme të tyre, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

“Ju duhet të mbijetoni. Pra, ju të gjeni një mënyrë të mirë të mbijetesës, dhe kur shkoni në një mënyrë të mirë mbijetese, çfarë ndodh? Ju mbyllni të gjitha emocionet. Pra, edhe me femrat, do të mbylleni emocionalisht, kështu që nuk mund të lidheni. … Në rastin tim, si, është thellë. Dhe pastaj të gjitha gjërat ndodhin nga atje: pabesi, “tha ai.

Jay-Z nuk e ka treguar emrin e femrës me të cilën e ka mashtruar Beyoncen, porse kjo e fundit e ka përshkruar atë si me flokë të mirë.

Ndryshe, çifti në fjalë janë prindër të tre fëmijëve, Blue Ivy Carter, Sir Carter, Rumi Carter