23:33 / E Martë, 27 Prill 2021 / AR

Jay-Z flet për rritjen e fëmijëve me Beyonce-n dhe jetën në karantinë

Jay-Z rrallë jep intervista, por kur jep, njerëzit gjejnë kohën dhe e dëgjojnë. Së fundmi, në një intervistë përmes Zoom për The Sunday Times për të promovuar partneritetin e ri me Puma, Jay-Z foli për jetën në karantinë me bashkëshorten Beyonce, vajzën 9-vjeçare Blue Ivy dhe binjakët Rumi dhe Sir.

“Në fillim ishte kohë për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim vërtet dhe me të vërtetë të përqendroheshim te familja dhe të qenit së bashku dhe të merrja kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?” – tha Jay-Z.

Presioni i të pasurit prindër Jay-Z dhe Beyonce është i madh për fëmijët e tyre, por Jay-Z tha për Sunday Times se “dashuria është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije”.

“Nuk është, ‘Shiko ky është biznesi që do ta dorëzoj ty, që po e krijoj për ty’. Po nëse fëmija im nuk dëshiron të merret me muzikë apo sport? Nuk e kam idenë. Përsa kohë fëmija ndihet i mbështetur dhe i dashur, mendoj që gjithçka është e mundur.” – shtoi ai.

51-vjeçari tha se është i vetëdijshëm për trashëgiminë që fëmijëve të tij mund t’u duket si përgjegjësi për ta vazhduar, por theksoi se ai dhe Beyonce kanë një plan.

“Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, jini të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues.”