75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Jay-Z flirton para Beyonce, xhelozon këngëtarja

Gjatë finales së NBA-së midis Golden State Warriors dhe ekipit të Torontos, vëmendja më e madhe e tifozëve në San Francisko ishte drejtuar kah çifti Beyonce dhe Jay-Z, të cilët ndoqën ndeshjen e basketbollit.

Me ftesën e pronarit të klubit nga San Francisko, Joe Lacob dhe gruas së tij Nicole Curran, çifti i famshëm shijoi një ndeshje shumë emocionuese mes dy ekipeve më të mira.

CARDIFF, WALES – JUNE 06: Jay-Z (L) and Beyonce Knowles perform on stage during their “On the Run II” tour opener at Principality Stadium on June 6, 2018 in Cardiff, Wales. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images For Parkwood Entertainment)

Veçanërisht interesante për të gjithë ishte kur gjatë ndeshjes Jay-Z nisi të bisedojë me gruan tërheqëse të pronarit të pasur të klubit.

 Ndërsa Beyonce përpiqej të përqendrohej në ndeshjen dhe priste që biseda e tyre të zgjaste për pak kohë, Nicole dhe reperi vazhduan bisedën gjatë gjithë ndeshjes, duke mos i kushtuar vëmendje biznesmenit të pasur dhe Beyonce, e cila për një moment u duk e pa disponuar me atë që po zhvillohej para saj.

Pas përfundimit të lojës, Beyonce menjëherë la sallën, ndërsa Jay-Z e ndoqi atë. Pronari i pasur i klubit dhe gruaja e tij, për një kohë mbetën në sallë. Beyonce, e cila nuk mund të fshehte pakënaqësinë në fytyrën e saj, me siguri kishte shumë për t’i thënë partnerit të saj, pasi u largua nga Qendra e Sportit./Indeksonline/