Jay Z i jep fund mosmarrëveshjeve me reperin e njohur, performojnë së bashku në koncert
Dy reperët e njohur, Jay Z dhe Cam’Ron kanë vendosur t’i japin fund mosmarrëveshjeve me njëri tjetrin.
Në të kaluarën të dy artistët kishin fyer njëri-tjetrin në projektet e tyre muzikore por duket se e gjithë kjo ka kaluar, transmeton Indeksonline.
Jay dhe Cam’Ron kanë filluar të miqësohen tashmë. Këtë e deëshmon në koncertin e fundit që dyshja kishin në qytetin e Neë York-it.
Ata performuan këngën “Welcome to New York”. Ky pajtim u prit mirë nga publiku./Indeksonline/
Jay Z brought out Cam at Webster Hall #iconic #OpeningNight pic.twitter.com/SVz0Tknh4N
— Divalicious (@Lanini8650) April 27, 2019