Jay-Z shpallet edhe këtë vit reperi më i pasur, kjo është pasuria miliardëshe e tij
Me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, Jay-Z , i njohur si Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit.
Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes.
“Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse“, raporton Forbes.
“Ai është artisti i parë hip-hop që u kurorëzua miliarder nga Forbes në 2019, falë një perandorie të gjerë dhe të larmishme” që rendit pasuritë nga perandoria e tij argëtuese dhe sportive Roc Nation në koleksionin e tij të artit që përfshin vepra nga Jean Michel Basquiat.