75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / A. M.

JD Vance për fitoren e Trump: Rikthimi më i jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së

JD Vance, në një fjalim të shkurtër që mbajti pas Donald Trumpit, tha se ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm politik.

Vance, i cili u kandidua nga Trumpi për zëvendëspresident, deklaroi se do të bëjnë gjithashtu një rikthim të jashtëzakonshëm ekonomik.

“Zoti president, e vlerësoj që më lejoni t’ju bashkohem në këtë rrugëtim. Ju falenderoj për besimin, kemi qenë dëshmitarë të rikthimit më të jashtëzakonshëm në SHBA.

Nën drejtimin e presidentit Trump, s’do të ndalojmë së luftuari për ju dhe të ardhmen. Pas rikthimit të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA, do të bëjmë rikthimin më të jashtëzakonshëm ekonomik nën drejtimin e Trumpit”, u shpreh ai.