75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / P M

“Je bo si kasetë e prishur”, Klodi humb durimin ndaj Albës (VIDEO)

Në “Darkën e Nominimeve” nuk kanë munguar aspak debatet.

Nga banorët që u patën përplasje për disa minuta ishin Klodiani dhe Alba.

Klodiani i thoshte asaj vazhdimisht që të mos flasë shumë dhe pa rend, duke i kërkuar që t’iu lejojë hapësirë për t’u shprehur edhe banorëve të tjerë të shtëpisë më të madhe në vend.

“Je bërë si kasetë e prishur, pa u ndalur”, i tha Klodiani, Albës.