75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Je i lidhur apo single”? Kjo është përgjigja që jep këngëtari Stine

Kohë më parë këngëtari shqiptar Stine kishte treguar lajmin se ai dhe partnerja e tij Graciela i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Edhe pse e mbyllën kapitullin, ai tregoi se gëzon respekt për ish partneren, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi ai ka befasuar me një përgjigje që ka dhënë në pyetjen nga një fans në llogarinë e tij në Instagram.

“Je i lidhur apo single” ? Ishte pyetja nga fansi.  “Në fakt jam single i lidhur”: u përgjigj Stine.

E kjo përgjigje ka ngjallur shumë dyshime mbi të vërtetën rreth jetës personale të këngëtarit.

Presim që Stine ta qartësoj se çfarë ka dashur të thotë… /IndeksOnline/