“Je i vogël për Bayernin”, Kompany reagon për komentet kundër tij: Fitova shumë si lojtar, babai im ishte refugjat…!

Vincent Kompany bëri një debutim të “çmendur” si trajner në UEFA Champions League, pasi me Bayern Munchenin arriti fitore të thellë 9-2 ndaj Dinamo Zagrebit.
Gjatë konferencës pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt komentoi disa reagime të tifozëve, të cilët kishin thënë se klubi i Bayernit është shumë i madh për të, shkruan Indeksonline
“Unë dua t’ju them diçka shumë shpejt.
“Unë kam lindur në Bruksel, babai im ishte refugjat, i cili erdhi nga Kongo këtu.
“Cilat ishin shanset e mia që unë të luaja në Premier League dhe të fitoja diçka si lojtar, duke luajtur po ashtu për Kombëtaren? Kuota për këtë ishte zero! Tani jam një trajner.
“A ndaloni së besuari për veten tuaj dhe çfarë mund të arrini vetëm sepse dikush flet diçka për ju?
“Mentaliteti është që ju të ecni para dhe nëse dështoni në fund, thjesht dështoni, nëse keni sukses, thjesht keni sukses – por ju gjithmonë bëhuni më të mirë.
“Rrjeti online gjithmonë gjen gjëra për të komentuar, andaj unë kurrë s’i marrë seriozisht apo personalisht”, u shpreh trajneri belg pas fitores në debutim me Bayernin në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/
🚨🔴 Kompany on people who said Bayern job was bigger than him: “I’ll tell you something in a quick way just to prove a point”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 17, 2024
“I was born in Brussels, my dad was a refugee who came from Congo”.
“What are my chances of even playing in the Premier League, winning something as a… pic.twitter.com/WRgy4EYPD4