20:17 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Je lidhur apo po të “gjuan” një mashkull i shenjës së demit/ ja gjithçka që duhet të dini për të

Të lindurit nën shenjën e dashit kanë një personalitet unik ! Dashi përputhet mësë miri me luanin dhe Shigjetarin duke qenë se janë të tre shenja zjarri!

Dashi është shenja e parë e Zodiakut, dhe lindur në sezonin e pranverës, kjo stinë pasqyrohet mësë miri në personalitetin e tyre. Mashkulli dash është kreativ dhe është gjithnjë i interesuar për gjëra të reja. Janë të gatshëm për çdo aventurë, janë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe optimizmi i tyre është tërheqës universal, pa marrë parasysh se çfarë shenje i përkisni. Edhe në ditët më të errëta, një dash, do t’ju bënte të ndiheshit mirë gjithmonë, sepse kjo shenjë nuk e sheh asnjëherë gotën gjysmë bosh.

Dashi udhëhiqet nga Marsi, planeti i egos, duke e bërë atë shumë konkurrues ! Një dash e sheh çdo gjë në jetë, si një lojë për t’u fituar. Të jesh me një mashkull të shenjës së dashit, është sikur të kesh pranë një të dashur zemre e shok të ngushtë, sepse qëllimet e tij janë thuajse gjithmonë të mira dhe në mungesë interesi, ai thjesht shkëput marrëdhëniet me ju, pra as nuk ju gënjen e as ju tradhton pas shpine. Është shenjë e drejtë dhe spontane që nuk lë t’i ikë asnjë çast pa shijuar.

Ai di të jetë sharmant dhe di si të sillet për t’jua fituar zemrën. Sigurisht që thyen edhe të tilla, por asnjëherë më qëllimin negativ për t’ju lënduar. Shenja e tij është ajo që ju sjell mëngjesin në shtrat, dërgon një buqetë të madhe lule në punën tuaj dhe ju lë shënime dashurie nëpër shtëpi pa ndonjë rast. Ashtu si të gjitha shenjat, dhe dashi ka disa pika të dobëta. Ai, si një shenjë zjarri që është, kërkon vëmendje gjatë gjithë kohës

Të jesh në një lidhje me dashin është sikur të jesh dadoja e një fëmije, por nëse e përballoni atë në periudhën e tij më të keqe , do të shijoni gjithçka thamë më sipër .

Të jesh me një Dash është sikur të kesh burimin tënd të rinisë – kurioziteti i tij fëmijnor premton të të çojë në shumë aventura, dëshira e tij për të kënaqur është e admirueshme, dhe e keni të garantuar që do të keni shumë kujtime të bukura së bashku