“Je prototipi i lojtarit që urrej”, si Luis Enrique e largoi nga PSG, Verratin

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte.
Le Parisien zbulon një prapaskenë interesante nga takimi mes Verrattit dhe trajnerit. Që ndodhi në prani të drejtorit sportiv Luis Campos.
“Je prototipi i futbollistit që urrej”, i është drejtuar Luis Enrique lojtarit italian. Disa ditë më vonë erdhi transferimi i 30-vjeçarit në Katar.
Ndërkohë që trajneri u kërkoi drejtuesve edhe shitjen e brazilianit Neymar. Të cilin nuk e kishte në planet e së ardhmes.