Jeff Bezos kapet mat nga paparacit, shihet me të dashurën

Themeluesi i Amazon-it Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sánchez u fotografuan teksa bënin pazar në dyqanin e veshjeve luksoze “Kemo Sabe” në Aspen, Kolorado.
Bezos vendosi një kapele kaubojsh, syze dielli, xhinse dhe çizme, transmeton Indeksonline.
E fejuara e tij veshi një pallto të gjatë leshi mbi një “jumpsuit” të ngushtë.
Sánchez e kompletoi kombinimin e saj të modës me një kapele leshi. Fotografët gjithashtu i fotografuan ndërsa ishin të kapur për dore./Indeksonline/
