19:58 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Jeff Bezos premton 1 miliard dollarë për klimën

Jeff Bezos do të vije me ndihmë.

Themeluesi i Amazon, i cili është njeriu më i pasur në botë njoftoi se do të ndaj 1 miliard dollarësh për të luftuar ndryshimin e klimës, transmeton Indeksonline.

“Natyra është sistemi ynë mbështetës i jetës. M’u kujtua kjo kur në korrik shkova në hapësirë me Blue Origin. Kisha dëgjuar se të shikosh Tokën nga hapësira ndryshon këndvështrimin e dikujt për botën. Por unë nuk isha i përgatitur për atë se sa do të ishte e vërtetë” tha ai.

“Duke jetuar këtu poshtë, bota dhe atmosfera duken të mëdha dhe ato duken të qëndrueshme. Por duke parë Tokën nga atje, atmosfera duket e hollë dhe bota e kufizuar. Të dy të bukur, të dy të brishtë. Ne mund dhe duhet ta ndryshojmë këtë. Duke u bashkuar me fokusin dhe zgjuarsinë e duhur, ne mund të kemi përfitimet e jetës sonë moderne dhe një botë të lulëzuar. Shpresoj se ky angazhim frymëzon të tjerët të bëjnë premtimet e tyre për të mbrojtur dhe ruajtur natyrën dhe për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimit të klimës. Një punë kaq e madhe ka nevojë për shumë aleatë”./Indeksonline/