20:48 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Jeffree Star ndahet nga i dashuri, pas 5 vitesh

Jeffree Star ka konfirmuar ndarjen e tij nga i dashuri i tij Nathan Schwandt, pas pesë vitesh

Në një video në YouTube të titulluar Ne Broke Up, ai i tha fansave se janë ndarë, shkruan Indeksonline.

Jeffree Star dhe i dashuri Nathan Schwandt

Ai tha se i është dashur ca kohë që të shërohet, pasi që nuk ishte aktiv në rrjete sociale.

Jeffree tha se kishin kaluar shumë mirë me të.

“Nathan është i vetmi njeri me të cilin kam qenë i dashuruar”, tha ai.

Pas raportimeve të rreme që nëna e tij kishte ndërruar jetë, Jefree sqaroi se ajo është mirë dhe se po jeton me të në shtëpinë e tij të re./Indeksonline/

Jeffree Star dhe i dashuri Nathan Schwandt