75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Jeffrey Epstein po planifikonte të zhvaste para nga mbretëresha duke shantazhuar Princin Andrew

John Bryan beson se qëllimi përfundimtar i pedofilit Jeffrey Epstein ishte të zhvaste para nga Mbretëresha duke shantazhuar Princin Andrew.

Ai pretendon se Epstein i cili ka joshur qindra vajza të reja donte të miqësohej me burra të pasur dhe të fuqishëm dhe më pas do t’i shantazhonte ata që t’i paguanin para për të heshtur. Kjo ishte komplot zhvatjeje, tha ai, transmeton Indeksonline.

“Ai shantazhoi pasanikët dhe më pas i detyroi të paguanin për të shmangur skandalin. Ai fitoi qindra miliona dollarë në këtë mënyrë.

Epstein u përpoq të joshte Andrew në rrjetën e tij, por besoj se shenja e tij përfundimtare ishte Mbretëresha.

“Unë besoj se Andrew është i pafajshëm. Nëse ai vërtet ishte i përfshirë në ‘orgji’ siç pretendohet, atëherë Epstein do ta kishte përdorur atë për të korruptuar Mbretëreshën për të paguar miliona për të mbrojtur familjen e saj. Andrew nuk ka pasur kurrë para. Mbretëresha ishte posedonte para”./Indeksonline/