Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim

Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidani” ka numëruar, sipas saj, dështimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Lushaku-Sadriu përmendi sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, e mosrritjen e pagave.
“Fakti është se gjatë qeverisjes së Kurtit ne kemi hyrë në sanksione, për çfarëdo arsye i bjen, Kosova ka hyrë në sanksione nga miqtë e saj më të mirë, nga anëtarët e BE-së, dhe nga SHBA-ja. Kjo është e pafalshme, dhe është dashur me gjet zgjidhje, por për shkak që s’ke atribute dhe veti dialoguese, s’e ke kuptuar se çfarë është politika, ti ia huq dhe e fut vendin në sanksione. Kjo përgjegjësi i takon Vetëvendosjes dhe qeverisjes së saj”, u shpreh Lushaku-Sadriu.
“E kemi duruar mos me i rrit pagat, me e rrit energjinë, kemi qenë dëshmitarë të skandaleve të hatashme përtej Kosovës, regjional me energji elektrike, kemi parë korrupsion dhe raste, kemi parë ambasadorë tonë që vijnë dhe intervistohen nga Prokuroria Speciale, krejt këto i kemi parë në qeverisjes Kurti, nuk ia falim me e cenu kushtetueshmërinë e Kosovës, sepse nuk i takon, qytetari nuk ia ka dhënë të drejtën me na e cenu shtetin tonë që na kemi votu si parti”, tha tutje deputetja e LDK-së.