Jehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputete
Jehona Lushaku Sadriu ka vendosur që të kandidoj sërish për deputete në në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku – Sadriu ka shkruar se ky është zotim i saj i drejtpërdrejtë për të përfaqësuar zërin e secilit me dinjitet për të mbrojtur interesin publik dhe për të punuar pa kompromis në të mirë të Kosovës.
“Për më tepër, po garoj sepse besoj fuqishëm se ARSIMI është e ardhmja jonë; se shkollat duhet të jenë vendi ku ndërtohet dituria dhe profesionalizmi, dhe se nxënësit meritojnë mësim tërëditor me kujdes, ushqim të sigurt dhe kushte të denja rekreative”, ka shkruar ajo, raporton IndeksOnline.
Ajo ka paralajmëruar se do të garoj me numrin 8 në listën e LDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Postimi i plotë i saj:
Me zemër dhe me përgjegjësi të plotë do të garoj për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Ky është zotim im i drejtpërdrejtë për të përfaqësuar zërin e secilit me dinjitet, për të mbrojtur interesin publik dhe për të punuar pa kompromis për një Kosovë më të zhvilluar e të integruar në organizata euro-atlantike.
Për më tepër, po garoj sepse besoj fuqishëm se ARSIMI është e ardhmja jonë; se shkollat duhet të jenë vendi ku ndërtohet dituria dhe profesionalizmi, dhe se nxënësit meritojnë mësim tërëditor me kujdes, ushqim të sigurt dhe kushte të denja rekreative. Studentët e universitetet meritojnë më shumë mbështetje dhe më shumë mundësi, ndërsa mësimdhënësit më shumë dinjitet, siguri dhe përkrahje nga shteti. Për të gjithë ata do të jem zë i fortë, e pa kompromis.
Ky është angazhimi im për ju e për fëmijët tanë.
Për Kosovën që duam!🇽🇰
#Jehona8

