75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Jehona Sopi shkëlqen në rikthimin e madhë, nga duart e arta të Sellmës

Jehona Sopi ka bërë rikthimin e madhë në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’.

Pas një pauze të gjatë, Jehona Sopi është gati për tu rikthyer me të njëjtin shkëlqim që kishte edhe më parë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e mirënjohur e shumë hiteve erdhi më në formë se kurrë më parë me një paraqitje plotë glamur dhe elegancë.

E për këtë paraqitje të saj ashtu si edhe për emrat më të njohur të estradës sonë u përkujdes grimerja e njohur dhe shumë e suksesshme, Sellma Kosumoviq.

Jehona dukej për mrekulli, atraktive dhe me të njëjtin sharmë si më parë, ndërsa duart e Sellmës si përherë krijuan art./Indeksonline/