“Jemi duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e shpërthimit në veri”, thotë Njësia antiterror e Policisë së Kosovës!

Rreth orës 00:20 person/a të panjohur kanë hedhur dy (2) granata dore në objektin e Postës se Kosovës në Zveçan. Si pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.
Njësitet policore relevante pasi kane dale ne vend te ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku në lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banorët janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.
Njësia antiterror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tekqytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi. Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.