75 Mall Live Search
08:17 / E Hënë, 16 Janar 2023 / B O

“Jemi keq”, kapiteni i Liverpool: Do të marr përgjegjësitë e mia!

Liverpool pësoi një disfatë të rëndë në transfertë ndaj Brighton teksa u mposht me shifrat 3-0. The Reds mbeten shumë larg vendit të katërt në Premier League teksa duket si objektivi i vetëm që skuadra e Jurgen Klopp mund të arrijë në kampionat. Edhe vetë kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson e pranoi se ekipi për momentin nuk beson më në vetvete dhe se janë në një gjendje të keqe.

“Gjithçka shkoi keq, nga fillimi në fund. Brighton ishte më mirë se ne në çdo drejtim. Tani kemi arritur një pikë shumë të ulët si skuadër dhe tashmë në këtë moment të vështirë duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Do të mundohemi që t’i ndryshojmë shpejt gjërat, duhet të mësojmë dhe të reagojmë. Ka disa aspekte që nuk shkojnë mirë në kohët e fundit. Do të marr përgjegjësitë e mia, ashtu duhet të bëjnë edhe djemtë e tjerë. Jemi në një pikë ku mungon vetëbesimi, energjia pozitive është e ulët dhe na duhet të ndryshojmë shpejt”, u shpreh Henderson.