75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / G T

“Jemi këtu ku shumë skuadra ëndërrojnë”, Zekirija Ramadani para ndeshjes ndaj Celje

Skuadra e Dritës nesër luan ndaj Celje, ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Conference League.

Trajneri Zekirija Ramadani u paraqit në konferencë për media në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline

Ramadani tha se skuadra e tij është gati dhe tashmë janë bërë të gjitha analizat për kundërshtarin.

“Jemi këtu ku shumë skuadra shqiptare e ëndrrojnë. Drita duhet të mos del nga identiteti, ne kemi përballë vetes motivin dhe objektivin që kemi si ekip. Kemi bë analizë dhe nëse mbështetemi tek grupi, do t’ia bëjmë të vështirë kundërshtarit”, u shpreh Ramadani

Nesër nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Celje në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/