21:04 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

“Jemi kuptuar që nga momenti i parë”, flet personi që qëndron prapa dukjes mbretërore të Vjosa Osmanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vishet me shumë stil nga dizajneri i njohur Valdrin Sahiti.

Duke bërë një punë të palodhshme, ai veçohet si njëri nga dizajnerët më të mirë, ku ka veshur edhe yje me famë botërore, shkruan Indeksonline.

Valdrini ka vite që merret me këtë profesion, kështu duke korrur suksese të mëdha.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, ai tregoi më shumë për punën e tij, ku u shpreh i kënaqur dhe i privilegjuar që punon me Presidenten Vjosa Osmani.

“Karriera ime lidhet ngushtë me gratë, sidomos me gratë e suksesshme në karrierë!  Duke njohur e punuar fort në rëndësinë dhe rolin e gruas prej 20 vjetësh, mendoj që dhe puna tashmë prej 3 vjetësh me Znj. Presidente është një tjetër sfidë dhe një patjetër kënaqësi dhe privilegj”, tha ai.

May be an image of 2 people, people sitting and outdoors

Bashkëpunimi me të parën e vendit për dizajerin është përgjegjësi e madhe, por edhe kënaqësi.

“Të bashkëpunosh me Znj. Presidente është përgjegjësi e madhe por njëkohësisht kënaqësi.  Një zonjë motivuese, personalitet i rrallë, inteligjencë dhe sharmë. Një zonjë me një përgjegjësi të lartë qytetare dhe më shumë humor”, shtoi ai.

Kur është pyetja të stili, ai tha se Presidentja është shumë e kujdesshme dhe ia ka lenë në dorë të lirë të ndjek linjën e imazhit publik.

“Znj. Presidente është shumë e kujdesshme dhe konservatore kur vjen puna tek stili. E vërteta është jemi kuptuar që nga momenti i parë dhe më ka lenë dorë të lirë të ndjek linjën e saj të imazhit publik”./Indeksonline/

No description available.
No description available.