14:58 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

“Jemi më shumë se miq”, ish banorja e “BB VIP” surprizon me deklaratën për Noizyn

Sheila Haxhiraj ka surprizuar ndjekësit me deklaratën që ka bërë për Noizyn.

Këngëtarja dhe Noizy njihen prej shumë vitesh si dhe kanë një duet të suksesshëm bashkë.

Asokohe, ata tregonin përmes postimeve se kishin një shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin.

Mirëpo, papritur, kjo shoqëri ra në heshtje dhe nuk kemi parë asnjë postim apo detaj që lidh dyshen.

Kjo bëri që të aludohej se mes tyre kishte përfunduar miqësia që kishin krijuar.

Së fundmi, e pyetur për raportin me Noizy-n, Sheila ka konfuzuar me përgjigjen.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, i ka shkruar ndjekësi.

“Më shumë se miq”, i është përgjigjur këngëtarja, deklaratë të cilën disa e kanë interpretuar se ka diçka më shumë se miqësi ndërsa të tjerë si marrëdhënie motër e vëlla.

“Jemi më shumë se miq”/ Ish-banorja e 'Big Brother