“Jemi më të fortë se Shqipëria”, trajneri i Çekisë, Ivan Hasek: Na kanë borxh gjashtë pikë!

Kombëtarja e Shqipërisë dje gjatë ditës mësoi shortin e UEFA Nations League për sezonin e ri dhe një prej kundërshtarëve është Çekia.
Trajneri i Kombëtares së Republikës së Çekisë, Ivan Hasek pas shortit të hedhur nuk pranoi të bënte llogaritë, por përmendi Shqipërinë dhe shpreson të ketë rezultate pozitive ndaj “Kuqezinjëve”, shkruan Indeksonline
“Nuk dua të bëjë llogari, ashtu siç nuk kam bërë para shortit. Detyra jonë është e qartë, ne duhet të përparojmë. Grupet janë të balancuara, kështu që nuk ka shumë rëndësi se kush me kë luan. Do të jetë një betejë në çdo ndeshje.
“Shqipëria? Sigurisht që mund të jetë një motiv, jo vetëm për vetë lojtarët, por të gjithë duam të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Ata treguan forcën e tyre sidomos në ndeshjen në shtëpi. Është detyra jonë t’ua kthejmë atyre dhe të marrim gjatë pikë”, u shpreh trajneri çek
Kujtojmë që që Ligën B, në Grupin e parë, Kombëtarja e Sylvinhos si kundërshtarë përveç Çekisë ka edhe shtetet tjera si: Ukraina dhe Gjeorgjia./Indeksonline/
