20:21 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jemi në fund të tetorit, por bregdeti shqiptar pushtohet nga plazhistët

Bregdeti në Vlorë është populluar nga shumë plazhistë këtë fundjavë. Temperaturat e larta kanë bërë që të huaj dhe vendas të lahen në det.

Në kryeqytet temperaturat e larta janë shqetësuese, por jo në Vlorë. Aty njerëzit janë zhveshur dhe po shijojnë ujin e Jonit.

Të rinj dhe të rritur zgjodhën plazhin për të kaluar fundjavën. Bregdeti është mbipopulluar dhe vështirë të besosh që kjo po ndodh në fund tetori. Lokalet dhe baret janë hapur. Xhirot vazhdojnë si në kohë sezoni. Vlora vazhdon të afrojë kushte ideale për të shijuar një të dielë të bukur.

Plazhe të populluara pati këtë fundjavë edhe në Durrës, Sarandë e Shëngjin. Operatorët turistikë tregojnë se drejt bregut shqiptar jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Derisa temperaturat të qëndrojnë të tilla, këto pamje do afrohen nga çdo plazh i vendit tonë.