JEMI NË PLAY-OFF! Kosova bën histori, fiton në Lubljanë dhe vazhdon ëndrrën për Kupën e Botës 2026
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 0:2 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Qysh në pjesën e parë, “Dardanët” treguan se në Lubljanë kanë udhëtuar për tri pikë, shkruan Indeksonline
Në minutën e 6’të, Fisnik Asllani kaloi mysafirët në epërsi me një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë, ekipi i Franco Fodas shënoi edhe një gol tjetër. Ishte mbrojtësi Karnicnik që shënoi në portën e tij për t’ia dhuruar këtë fitore të madhe, historike Kosovës.
Me fitore, Kosova siguron paly-offin për Kupën e Botës, pasi shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri Zivcra, që duke ia parë gollaverazhin, kuptojmë që e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Pas tri ditësh, Kosova luan pikërisht ndaj Zivcrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Indeksonline/
Fisnik Asllani!
— ALBANIAN FT (@outofcontalb) November 15, 2025
That’s it, that’s the tweet. pic.twitter.com/wmE6pOBiwJ

