“Jemi në proces”, trajneri i Manchester Unitedit Ten Hag me mesazh për tifozët: Mos na gjykoni tani!

Skuadra e Manchester Unitedit barazoi 3:3 ndaj Portos në ndeshjen e dytë të UEFA Europa League.
Trajneri i “djajve të Kuq”, Erik Ten Hag pas ndeshjes la një mesazh për tifozët e tij, shkruan Indeksonline
Ai tha që skuadra e tij ka nevojë për kohë dhe mos gjykoni para kohe.
“Jemi në proces. Vetëm prisni. Mos na gjykoni tani në këtë moment, por prisni dhe na gjykoni në fund të sezonit”, u shpreh trajneri për TNT Sports.
Kujtojmë se Manchester Unitedi nuk e ka nisur mirë sezonin aktual dhe jo vetëm në garat e UEFA-s, por edhe në Premier League./Indeksonline/
🔴⚠️ Ten Hag: “We are in the process. Just wait…”, tells TNT Sports.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 3, 2024
“Don’t judge us now in this moment, judge us at the end of the season”. pic.twitter.com/uwYXoxkvjm