Jemi në rrezik të bllokadës”, paralajmëron Besnik Tahiri
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se Kosova përballet me rrezik serioz që të hyjë sërish në një bllokadë politike, duke kritikuar debatet aktuale rreth renditjes së proceseve institucionale.
Sipas Tahirit, fakti që po diskutohet nëse fillimisht duhet të zgjidhet presidenti apo të formohet qeveria tregon se fokusi i disa aktorëve politikë është sigurimi i posteve, e jo zgjidhja e krizës.
“Kosova ka rrezik të madh të përsëritet, me hy prapë në bllokadë. Fakti që diskutohet a duhet më së pari të zgjidhet presidenti apo qeveria, nënkupton që ideja është me e kap një post. Ne jemi partia e vetme e cila ka dhënë platformë për të dalë nga kriza, pa kërkuar asnjë post apo pjesëmarrje në qeverisje”, ka thënë Tahiri./Indeksonline/

