“Jemi plotësisht të pafajshëm”, deklarohen të pandehurit për vrasjen e policit Lika
Në Gjykatën Themelore të Ferizajt ka nisur seanca ndaj vrasjes së policit, Muhamed Lika.
Përpara trupit gjykues, të pandehurit u deklaruan se janë të pafajshëm.
Prokuroria e Ferizajt ka paraqitur në pika të shkurtra aktakuzën, që bazohet në kryerjen e veprës, me dashje.
Sipas tyre, ngritja e aktakuzës ndaj të pandehurve erdhi sepse më 1 prill 2025, në Kaçanik, në bashkëveprim dhe me dashje, kanë privuar nga jeta rreshterin Muhamed Lika.
Prokuroria deklaroi se viktima ishte përcjellë nga të pandehurit deri në shtëpinë e tij./IndeksOnline/

