“Jemi pranë fundit”/ Më 24 nëntor Pacolli dorëzon shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pocolli ka njoftuar se më datë 24 të këtij muaj dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.
“Jemi pranë fundit”, tha Pacolli duke shtuar se shtëpitë kanë përfunduar e tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj.
“Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare“, tha ai./Indeksonline/