“Jemi shokë o idiot” – Stresi i thotë mikut të tij kur e pyet se ‘a guxojmë’ t’i bëjmë diss Noizyt’

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video të shumta përmes të cilave vërejmë që janë krijuar “armiqësi” midis Noizyt dhe Stresit.
Por përmes Instagram “live”, duket se çdo gjë është qartësuar, shkruan Indkesonline.
Ishte miku i tij Cllevio, ai i cili pati një bisedë me Stresin, duke e pyetur se a do t’i bëjnë diss më Noizyt.
Stresi: Janë siç kanë qenë gjithmonë, thjesht nuk kemi armiqësi më.
Cllevio:Mirëpo tani unë? Mos përmend gjëra kështu?
Stresi: S’ke pse me përmend o vëlla.
Cllevio : Jo nuk po përmend unë o vëlla, s’po përmend po tani ca, tani s’na lejohet ne të bëjmë disa më fare…
Stresi: Po jo se tani jena shokë me të, s’bën me i ba ma dise jemi shokë.
Cllevio : Hë pra, jemi shokë, apo ska ndryshu asgjë?
Stresi: Ore jena shokë, o idiot!
Cllevio : E morëm vesh lali, urdhrat zbatohen, përfunduan duke qeshur./Indeksonline/