75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / B O

“Jemi të gatshëm ta zbatojmë çdo urdhër të Vuçiqit”, ministri serb i Mbrojtjes ngre ushtrinë në gjendje gatishmërie

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Milosh Vuçeviq ka njoftuar se ushtria serbe është ngritur në gjendje gatishmërie.

Ai ka thënë se këtë vendim e kan marrë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

“Jemi të gatshëm të zbatojmë çdo vendim të komandantit suprem të ushtrisë, Vuçiq. Serbia është një vend serioz dhe për këtë arsye askush nuk duhet të bëjë lojëra lufte. Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog. Ushtria serbe është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm” ka thënë ministri serb./Indeksonline/