12:20 / E Premte, 01 Prill 2022 / AR

Jeni gati për duetin ‘bombë’? Majk & Geasy po ‘gatuajnë’ hitin e radhës

Ka disa ditë që në mediat online është përfolur për një bashkëpunim mes dy reperëve të suksesshëm kosovar, Majk & Geasy.

E gjithë kjo erdhi pasi dyshja publikuan një imazh në ‘Instastory’, ku shiheshin në studio muzikore, shkruan Indeksonline.

Për të gjithë fansat e këngëtarëve, ne kemi një lajm të mirë.

Në një prononcim për Indeksonline, reperi Majk konfirmoi bashkëpunimin ‘bombë’, ku edhe kësaj radhe ka bashkuar forcat me Geasyn.

Kënga ende nuk ka datë publikimi, por që pritet të lansohet së shpejti.

Kujtojmë që projekti i fundit që lansuan bashkë ishte në bashkëpunim me Xhensilën dhe grumbulloi miliona klikime në ‘Youtube’./Indeksonline/