75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / k.v

Jeni gati të bëheni pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës?

Shpallja e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve të rinj po afron.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të bëhet publik.

Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.