“Jeni ka ma boni për inat, do të vazhdoj me kanun”/ Kanoset inspektorja e ndërtimit në Gjakovë

Sot është kanosur inspektorja e ndërtimit në Gjakovë nga pronari i një vendpunishte.
IndeksOnline mëson se pronari D.N ka kanosur atë më fjalët “ je ka ma boni për inat për baza fetare, ka me marrë avokat dhe nëse nuk zgjedhet me ligj do të vazhdoj me kanun”.
Pas këtyre fjalëve, është kontaktuar Prokurori i Shtetit dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/