75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / C E

Jeni në shtëpinë tuaj, Zoti na dëgjoi lutjen” – pamje emocionuese të ish-kryeministrit Pandeli Majko tek priste refugjatët kosovarë (Video)

Vitet e ‘90-ta ishin vitet më të vështira të kosovarëve nën represionin jugosllav.

Spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviqit detyroi rreth 1 milion kosovarë t’ia mësyjnë Shqipërisë, Maqedonisë e vendeve të tjera.

Streha e parë dhe më e madhe e kosovarëve ishte sigurisht Shqipëria dhe IndeksOnline, sjell pamje të rralla të atëbotë kryeministri shqiptar Pandeli Majko tek priste refugjatët.

Deklaratat emocionuese të Majkos nuk janë vetëm ngushëlluese por dhe profetizuese kur në kulmin e luftës, ish-kryeministri shqiptar thotë se Kosova do të ketë të ardhme të ndritshme.