Jeni tifozë të Vëllaznimit? Shkoni dhe largojeni borën në stadium
Të mërkurën, FC Vëllaznimi do ta zhvillojë ndshjen e parë kontrolluese në orën 13:30, te fusha me bari sintetik (prapa Palestrës së Sporteve “Shani Nushi”), ku si kundershtar do ta ketë Istogun.
Lidhur me këtë ndeshje, klubi gjakovar ka një porosi tejet interesante për tifozët.
“Duke e ditur gjendjen e stadiumit që është me borë i ftojmë të gjithë tifozet e klubit për ndihmë, nesër e marte me 23/01/2018 në orën 10:00 që ta pastrojmë fushen së bashku. (prapa Palestrës së Sporteve “Shani Nushi”)”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i tifozëve, nëse do t’i dalin në ndihmë klubit apo jo.