10:18 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jenniferi 50 vjeçe, me veshje 5.000 dollarëshe

Jennifer Lopezi, ka qenë mbrëmë pjesë e një mbrëmjeje gala ku ishin të pranishëm shumë nga yjet e Hollywoodit.

50-vjeçarja zgjodhi një fustan me ngjyrë të verdhë, të gjerë, por me çmim të lartë.

Fustani me vlerë 3.600 dollarë u kombinua nga Jenniferi me një çantë të zezë që ka çmim 1.600 dollarë, që do të thotë se veshja e saj kalonte shifrën e 5.000 dollarëve.

Stilistët Rob Zangardi dhe Mariel Haenni u përkujdesën për veshjen e Jenniferit në këtë mbrëmje./Indeksonline/