Jennifer Aniston “çelet” për të dashurin e ri, habit me fjalët
Jennifer Aniston po i jep lëvdata të shumta të dashurit të saj të ri, Jim Curtis.
Aktorja 56-vjeçare ndau detaje rreth marrëdhënies së saj me hipnoterapistin 50-vjeçar në një intervistë të re me revistën Elle, ku u emërua në “Gratë në Hollywood 2025”, transmeton Indeksonline.
“Ai është mjaft i jashtëzakonshëm dhe ndihmon shumë, si dhe shumë njerëzve. Ai është shumë i veçantë, shumë normal dhe shumë i sjellshëm, dhe dëshiron t’i ndihmojë njerëzit të shërohen , të kapërcejnë traumën. Është një gjë e mrekullueshme për t’ia kushtuar jetën tënde”, shtoi ajo.
Këto komente vijnë vetëm dhjetë ditë pasi aktorja konfirmoi zyrtarisht lidhjen e tyre në Instagram , duke i uruar Curtis-it ditëlindjen e 50-të. Krahas një fotoje bardh e zi të përqafuar, ajo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime ❤️”./Indeksonline/

