Jennifer Aniston dhe David Schwimmer gjejnë rrugën drejt njëri-tjetrit 17 vite pas ‘Friends’

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer raportohet se kanë nisur një marrëdhënie romantike jashtë serialit që i zhvilloi si çift për disa sezone.
Nga Rachel dhe Ross, ka lindur një ndjenjë që sipas ‘Closer Magazine’ është rizgjuar kur u realizuar rikthimi i ‘Friends’.
David është parë në shtëpinë e Jennifer disa herë, e në destinacione të tjera bashkë.
Fansat janë më të entuzaismuar se kurrë nga ky lajm.
Vlen të theksohet se dy aktorët pranuan në ribashkimin e ‘Friends’ se ka pasur një ndjenjë të fortë mes tyre shumë vite më parë, por kurrë nuk u kthye në raport të mirëfilltë.