16:31 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / AR

Jennifer Aniston e hapur për lidhje të re dashurie

Aktorja e famshme Jennifer Aniston është shprehur se është gati për të krijuar lidhje të re.

Këtë e bëri të ditur në një bisedë me prezantuesin Bruce Bozzi në programin e tij ‘Sirius XM Radio Andy’, transmeton Indeksonline.

52 vjeçarja ka thënë që kishte filluar me lidhje kur ishte 20 vjeçare.

Më pëlqen dikush që ka besim pa u bërë arrogant ose konfident. Përveç kësaj është e rëndësishme që dikush të jetë I sjellshëm dhe bujar ndaj të tjerëve” tha ajo.

Aniston ishte martuar me Brad Pitt për pesë vite (2000-2005) dhe me Justiin Theroux nga viti 2015-2017.

Ajo ende mban kontakte të mira me dy ish të dashurit./Indeksonline/