Jennifer Aniston fton në festën e krishtlindjeve ish-bashkëshortin, Brad Pitt
Ata u divorcuan në vitin 2005.
Por Jennifer Aniston festoi sezonin e Krishtlindjeve me ish burrin e saj, Brad Pitt , gjatë fundjavës.
Aktorja, 50 vjeçare, mbajti festën e saj vjetore të krishtlindjeve të shtunën, ku ajo ftoi një numër yjesh, përfshirë ish-bashkëshortin e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ata kanë qenë në kontakt disa herë që nga ditëlindja e saj dhe ata po mbajnë raporte miqësore,’ tha një burim për revistën e yllit.
Një numër i yjeve ishin të ftuar në festën e madhe të Jennifer.
Gwyneth Paltrow, Kate Hudson dhe Jimmy Kimmel ishin midis atyre që thuhet se ishin në festë.
Jennifer dhe Brad kanë qenë miqësorë me njëri-tjetrin kohët e fundit, pasi i dhanë fund martesave të tyre.

Brad u martua dhe përfundimisht u divorcua nga Angelina Jolie, ndërsa Jennifer gjithashtu ishte e martuar me Justin Theroux.
Aktorja u nda nga Justin pas dy vitesh martesë.
Tani, vite pas përfundimit të martesës së tyre, ish-çifti kanë mbetur në jetën e njëri-tjetrit, me çka Brad madje mori pjesë në festën e 50-të të ditëlindjes së Jennifer-it në shkurt.

“Aniston e vendosi ish-burrin e saj në listën e saj të ftesave javë më parë dhe Pitt ishte në qytet dhe për fat të mirë zgjodhi të marrë pjesë për t’i ndihmuar asaj të festojë ditëlindjen historike,” tha një burim për Entertainment Tonight në atë kohë.
“Ata kanë raporte të mira dhe planifikojnë të qëndrojnë miq për jetën,” tha ky burim./Indeksonline/
