19:12 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Jennifer Aniston ka veç një ‘kërkesë’ për partnerin e saj të ardhshëm!

Jennifer Aniston, jo pak herë përflitet për lidhje e ndarje, veçanërisht me njerëz me të cilët atë e lidh një e shkuar si David Schwimmer, partneri i saj në “Friends”, Brad Pitt apo Justin Theroux, dy ish-bashkëshortët e aktores.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, është kuptuar qartë se interesi për këta burra është tërësisht i zbehur dhe ish-lidhjet janë diçka e të shkuarës.

Gjatë promovimit të sezonit të ri të serialit “The Morning Show”, aktorja foli edhe pak për romancat e jetës private për People TV. Ajo theksoi se dëshiron që dashuria e saj e ardhshme të mos jetë domosdoshmërisht dikush që punon në të njëjtën industri me të.

Pyetur nëse marrëdhëniet mes një dysheje të famshëm-jo të famshëm funksionojnë, ajo u përgjigj:

“Absolutisht. Diçka e tillë ka ndodhur dhe kjo është pak a shumë ajo që shpresoj, që partneri im i ardhshëm të mos jetë pjesë e kësaj industrie”.

Aniston nuk i preferon as daljet me aplikacione rrjetesh sociale apo aplikacione të posaçme njohjesh, kështu që ajo ia ka lënë gjetjen e dashurisë, fatit dhe “mënyrave normale të takimeve”.

“Preferoj dikë që më kërkon përballë të dal me të, jo përmes ekranit. Këtë do doja!”, thotë ajo.