23:54 / E Premte, 21 Shkurt 2020

Jennifer Aniston konfirmon rikthimin e serialit të famshëm “Friends”

Yjet e serialit “Friends” kanë nënshkruar zyrtarisht për një ribashkimit në një episode special, i cili do të jetë ekskluziv për HBO Max.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer do të rikthehen në rolet origjinal të serialit, në studion e Warner Bros në Burbank të Kalifornisë.

Raportet nga fillimi i këtij muaji thanë se çdo anëtar i kastit do të paguhet 3-4 milionë dollarë.

Hera e fundit që të gjashtë ata u shfaqën në ekran së bashku ishte gjatë një interviste finale pas serive me Oprah Winfrey që transmetohej në 7 maj 2004.

Së fundi edhe aktorja Jennifer Aniston përmes një fotografie në Instagram ka konfirmuar rikthimin e serisë më të famshme.

“Po ndodhë”, ka shkruar Aniston sipër imazhit të ri të aktorëve të serialit./Indeksonline/